Telegrafi

Tuna vjen mahnitëse në fotosesionin e ri

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Fortuna”, të cilin e solli në muajin mars.

Këngët e shumë pëlqyera nga publiku kanë marrë tashmë miliona klikime në YouTube, gjersa së fundmi këngëtarja ka nisur angazhimin edhe në koncerte.

Tuna vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Tuna dhe Patrisi organziojnë festë të veçantë në dyvjetorin e lindjes së Tianit

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.

Tuna (Foto: Norik Uka)

E veshur në ngjyrën rozë dhe me flokët e saj të gjata prej biondeje, Tuna arriti që edhe njëherë të rrëmbejë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.

Këto fotografi, ajo ia ka besuar fotografit Norik Uka, gjersa kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit. /Telegrafi/

Tuna (Foto: Norik Uka)