Telegrafi

Tuna vjen me fotografi provokuese nga plazhi

Foto: Tuna/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka qenë mjaft aktive këtë verë me koncerte të shumta anë e mbanë trevave shqiptare.

Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Jo të rralla janë rastet kur Tuna publikon për fansat edhe ndonjë imazh provokues.

Një të tillë, këngëtarja shkupjane e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar në plazh, ku ajo shfaqet mjaft atraktive në një veshje provokuese.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Ndonëse në pjesën e sipërme, ajo shfaqet e veshur komplet në të zeza dhe me kapele në kokë, në pjesën e poshtme, Tuna është shfaqur më e ekspozuar duke vënë në pah linjat atraktive.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Nuk ma do zemra”, e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/