Telegrafi

Tuna vazhdon të shijojë pushimet, vë në pah fizikun atraktiv në një imazh me bikini

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Megjithatë ajo po tregohet aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë atraktive dhe provokuese, ku këngëtarja vë në pah fizikun e saj.

Një gjë të tillë, Tuna e ka bërë në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga bukuroshet Shqiptare

Ajo ka pozuar nga pushimet, duke shfaqur linjat e saj trupore në një imazh me bikini ngjyrë portokalli.

Tuna është mjaft e kujdesshme sa i përket ruajtjes së linjave dhe ndjekjes së ushtrimeve me rregull në palestër – si rezultat i të cilave ka një trup të tillë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar për artisten 35-vjeçare, e cila i ka të shpeshta paraqitjet e tilla atraktive në rrjetet sociale. /Telegrafi/