Telegrafi

Tuna vazhdon të ngacmojë ndjekësit me poza nga pushimet afrikane

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në fund të sezonit veror.

Ajo ka zgjedhur kontinentin afrikan për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja nga Shkupi nuk heziton që të ndajë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Inati” publikoi disa imazhe të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram nga Zanzibari.

Lexo po ashtu Tuna publikon poza atraktive në bikini nga pushimet në Zanzibar

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan ngjyrë rozë me lule, teksa ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Dekolteja e hapur bëri që gjoksi i këngëtares të vihej në pah, duke i dhënë asaj një pamje akoma më ngacmuese.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar përbri fotografisë, teksa shumica kanë qenë komplimente për linjat e saj të trupit. /Telegrafi/

Foto: Tuna Sejdi/Instagram