Telegrafi

Tuna u dedikoi këngë grave viktima të dhunës

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka publikuar së fundmi me klip të gjitha këngët e albumit të saj më të ri, “Fortuna”.

Këto këngë janë pritur shumë mirë nga fansat e saj, të cilët prej kohësh prisnin një rikthim kaq artistik të këngëtares.

Njërën prej këngëve të albumit, Tuna ka vendosur t’ua dedikojë viktimave të dhunës.

Është pikërisht kënga e fundit e albumit, e titulluar “Nëse vdes e re” e cila është shkruar nga Aida Baraku, dhe kompozuar nga Armend Regjepagiqi.

Lexo po ashtu Tuna për albumin e saj të ri "Fortuna": Është kurë për zemrën e secilit që dashuroi të paktën një herë

“Dhe e fundit… “Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm”, kishte shkruar Tuna në Instagram pas publikimit të videos së kësaj kënge.

Teksti i “Nëse vdes e re” citon ndër të tjerash vargjet ” “njerëzit mund të vrahen edhe pa plumba e thika”.

Të gjitha këngët e albumit “Fortuna” kanë marrë lëvdata të mëdha për shijen artistike dhe temat e veçanta që këngëtarja ka vendosur të trajtojë në të. /Telegrafi/