Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka publikuar së fundmi me klip të gjitha këngët e albumit të saj më të ri, “Fortuna”.
Këto këngë janë pritur shumë mirë nga fansat e saj, të cilët prej kohësh prisnin një rikthim kaq artistik të këngëtares.
Njërën prej këngëve të albumit, Tuna ka vendosur t’ua dedikojë viktimave të dhunës.
Është pikërisht kënga e fundit e albumit, e titulluar “Nëse vdes e re” e cila është shkruar nga Aida Baraku, dhe kompozuar nga Armend Regjepagiqi.
“Dhe e fundit… “Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm”, kishte shkruar Tuna në Instagram pas publikimit të videos së kësaj kënge.
Teksti i “Nëse vdes e re” citon ndër të tjerash vargjet ” “njerëzit mund të vrahen edhe pa plumba e thika”.
Të gjitha këngët e albumit “Fortuna” kanë marrë lëvdata të mëdha për shijen artistike dhe temat e veçanta që këngëtarja ka vendosur të trajtojë në të. /Telegrafi/