Site icon Telegrafi

Tuna tregon se si i dështuan disa nga skenat e klipit të ri

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, shënoi rikthimin e saj në muzikë këtë verë me projektin e ri “Chonga”.

Kënga e saj e re u prit mirë nga fansat, teksa edhe vet Tuna arriti të tregojë se është në formën më të mirë se asnjëherë tjetër.

Pasi projekti i saj u finalizua me sukses, së fundmi këngëtarja ka vendosur që të tregojë se çfarë ka ndodhur paksa në prapaskenat e tij.

Në disa fotografi të publikuara në InstaStory, Tuna ka zbuluar se ishin xhiruar edhe disa skena tjera, por që për arsye të ndryshme dështuan dhe nuk u transmetuan në klipin “Chonga”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me shaka, këngëtarja shkruan në mbishkrimin e fotografisë se këto xhirime kanë rezultuar me lodhje, por që provat për ekzistencën e tyre janë vetëm fotografitë.

“Kur Spielbergat shqiptar t’i dështojnë skenat, e ti je e lumtur që të paktën i ke dokumentuar me foto”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

E njëjta, prapë me satirë ka shkruar në fotografinë e radhës se si stafi i saj herë pas here nuk kanë konsideratë për lodhjen e saj.

“Kur Speilbergat shqiptarë s’kanë konsideratë ndaj lodhjes dives…Përvoja e bën të veten”, shkruan Tuna.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Muajt në vazhdim, ajo pritet që të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version