Altuna Sejdiu tashmë ka arritur t’i rikthejë linjat pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, duke bërë që të admirohet për figurën trupore.
Këngëtarja e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që tregon se ajo i ka hequr me kohë kilogramët e tepërt.
Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet me xhinse shumë të shkurtra, ndërsa në pjesën e sipërme ka një bluzë pa krahë me pak material.
“Motivimi i të dielës…”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në InstaStory.
Ditë më parë, Tuna e publikoi edhe një fotografi tjetër, në të cilën vinte në një pozë mjaft sensuale.
Për më shumë, ai imazh shoqërohej edhe një mesazh romantik.
Që nga shtatzënia, Tuna është tërhequr paksa nga muzika, ndërsa është duke e shijuar lidhjen e saj me Patris Berishën.
Ajo është nënë e një djalin, të cilin e ka pagëzuar me emrin Tian. /Telegrafi/