Telegrafi

Tuna do të mbajë koncert live me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Foto: Tuna/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, ka realizuar një koncert të veçantë, pas një kohe mjaft të gjatë mungese në skenën e muzikës.

Ky koncert është realizuar ‘live’ me orkestër në Muzeun “Suli Han” në Shkup.

Ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka paralajmëruar se koncerti në fjalë do të transmetohet më 19 shtator në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja shkupjane ka bërë të ditur se koncerti në fjalë është mundësuar nga Qeveria e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Foto: Tuna/InstaStory

“Drejtpërdrejt nga Suli Hani! Ndiqni koncertin online në Facebook dhe kanalin YouTube të ‘Avalon Produkcija’ më 19 shtator me fillim në ora 21:00! Eventi është pjesë e projektit “30 vjet bukuri kulturore” në kuadër të jubileut 30 vjet pavarësi, mbështetur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Ky koncert shënon rikthimin e saj pas një mungese relativisht të gjatë në muzikë, shkaku i bërjes nënë për herë të dytë. /Telegrafi/