Këngëtarja Tuna Sejdi dhe partneri i saj Patris Berisha kanë marrë së fundmi rrugën drejt Turqisë për pushimet e tyre verore.
Çifti me vete kanë marrë edhe më të shtrenjtin e tyre, të voglin Tian.
Duket se me të mbërrirë atje, dyshja kanë pasur rastin të takojnë një prej kolegeve më të reja të Tunës.
Bëhet fjalë për këngëtaren Kida, e cila po kalon pushimet në po të njëjtin vend.
Ajo dhe Tuna janë takuar rastësisht, ndërsa ka qenë pikërisht Tuna ajo e cila ka publikuar një fotografi të Kidës në InstaStory, ku shfaqet teksa mban Tianin dhe e përqafon.
“Kur ta don, ta don”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar takimit të veçantë të Kidës me Tianin. /Telegrafi/