Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi – Tuna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Nuk ma do zemra”, titullohet kënga e saj e re, e cila është një këngë ritmike në sensin e baladës.
Muzika është realizuar nga Armend Regjepagiqi, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur poetja e njohur, Aida Baraku.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, në të cilin Tuna vjen me një paraqitje mjaft provokuese dhe atraktive.
Ana vizuale i është besuar MAX Production në Shqipëri.
Ky projekt muzikor i pason albumit “Fortuna”, që këngëtarja e solli në mars të këtij viti dhe u cilësua si shumë i suksesshëm.
Krahas prurjeve muzikore, këngëtarja po vijon të jetë shumë e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore të shumta. /Telegrafi/