Telegrafi

Tuna sjell këngën e re “Ani” në bashkëpunim me Markel Gogën

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Ani” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin Markel Goga.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet këngëtari me producim nga Fatjon Miftari.

Foto: Screenshot/YouTube

Për miksimin dhe masterizimin u kujdes Johan Bejerholm, ndërkohë që videoja iu besua Sekuencë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Artistja me origjinë nga Maqedonia po ashtu ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt i tyre besohet se do të pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe reagimet e para qenë tejet pozitive.

Tuna viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndonëse e fokusuar më shumë në jetë personale. /Telegrafi/