Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ashtu si shumë të tjerë ka qëndruar e vetë-izoluar këto ditë.
Ajo ka shfrytëzuar rastin që gjatë karantinimit të realizojë një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Mesa duket e frymëzuar nga situata emergjente e krijuar për shkak të virusit COVID-19, Tuna, ka vendosur që fotosesionin e ri ta realizojë nën menatelin e bardhë, duke pozuar si shkencëtare.
Në njërën prej imazheve, ajo shfaqet mjaft atraktive, teksa përmes efekteve ka shfaqur disa mjetet laboratorike, she ka shkruar “E karantinuar”.
Në një tjetër fotografi, këngëtarja nga Maqedonia vë në pah gjoksin atraktiv me dekoltenë e hapur, ndërsa pozon si e habitur lidhur me atë se çfarë po ndodh.
“Shkenctarët në laborator janë si…”, shkroi Tuna në mbishkrimin e këtij fotosesioni, të cilin e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/