Ditën e djeshme (e mërkurë) u privua nga jeta ish-anëtari i grupit BabaStars, Albert Krasniqi.
Dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi, ndërsa avokati i këtij të fundit, Ramiz Krasniqi, në një deklaratë për Telegrafin theksoi se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.
I ndjeri njëherësh ruante raporte të mira me një pjesë të artistëve shqiptarë, të cilët pas vrasjes shprehën ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.
Ndër të famshmit që dikur shoqërohej më shumë ka qenë këngëtarja Tuna Sejdi, pasi ish-bashkëshortja e tij Besa Gashi, e kishte mikeshë të mirë.
Artistja nga Shkupi ditën e sotme ndau një fotografi të shkrepur para gati 10 vitesh, kur ish-Miss Kosova ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe të vetëm të çiftit.
Postimin e shoqëroi me një emoji ‘zemër e thyer’, që duket se ngeli mjaft e pikëlluar për ngjarjen e rëndë.
Familjarët e të ndjerit ndërkohë njoftuan se varrimi i tij bëhet sot në orën 15:00 në Prishtinë. /Telegrafi/