Site icon Telegrafi

Tuna me shkrim cirilik thotë se ajo po lind, kurse Maqedonia s’ka ende qeveri (Foto)

Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna, gjithmonë shprehet sa herë ka zhvillime politike në Maqedoni.

Këngëtarja shkupjane që është në prag të lindjes së fëmiut të saj të parë që spekulohet se është i gjinisë mashkullore, ka shfrytëzuar këtë fakt për të talluar aktualitetin politik në Maqedoni.

Edhe muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoni ende nuk ka qeveri dhe me këtë ironizon këngëtarja e cila thotë se ajo është në prag që të lindë teksa ende s’ka qeveri.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Unë jam gati për të lindur dhe Maqedonia ende nuk ka një qeveri”, ka shkruar Tuna në shkrim cirilik në profilin e saj personal në Facebook.

Tuna po shqetësohet shumë për zhvillimet në Maqedoni, pasi atje jeton familja e saj, ani pse ajo tash bashkëjeton me Patris Berishën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version