Telegrafi

Tuna shijon pushimet në Republikën Domenikane

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka zgjedhur që këtë fillim vit ta nisë me pushime.

Ajo bashkë me djalin e saj kanë udhëtuar për në një destinacion mjaft të largët dhe luksoz.

Këngëtarja ndodhet në Republikën Domenikane – atje ku është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Tuna ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa pamje të shkurtra nga çastet e këndshme që po kalon atje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duket se moti i ngrohtë dhe atmosfera e duhur kanë bërë që ajo të shijojë disa çaste relaksi, larg angazhimeve të shumta në muzikë.

“Amoni” vazhdon të mbetet kënga e fundit që këngëtarja solli për fansat e saj, pak muaj më parë, dhe që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/