Site icon Telegrafi

Tuna shijon pushimet në jug të Shqipërisë, mahnit me paraqitjet në bikini

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, momentalisht është duke shijuar disa ditë pushimi.

Ajo është e shoqëruar nga dy djemtë e saj, Tiani dhe Zen, ndërkohë që ndodhen në jug të Shqipërisë.

Bukuroshja po kalon një kohë kualitative me familjen, ndonëse nuk ka munguar me disa imazhe atraktive në rrjete sociale.

Artistja nga Maqedonia ka mahnitur me disa fotografi në bikini, ku ka vënë në pah linjat trupore.

Lexo po ashtu Cozman thyen heshtjen, zbulon nëse është rikthyer me Tunën

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Tuna këtë kohë është rikthyer edhe me projekte muzikore, të cilat po pëlqehen nga publiku.

Në këtë periudhë vere, ajo është e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version