Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu , vazhdon të jetë një prej femrave të estradës më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo është çdo ditë aktive duke publikuar imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa duket gjithnjë bukur dhe me stil.
E tillë këngëtarja vjen edhe në imazhet e fundit, ku ka pozuar mjaft atraktive e veshur me një pallto të kuqe.
Pamja e saj prej bionde i jep asaj një figurë edhe më tërheqëse, ndërsa pëlqimet e komentet e shumta nga fansat nuk mungojnë.
Këngëtarja këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë pas dy vitesh mungesë, ndërsa ka publikuar një këngë solo dhe një bashkëpunim me Seven Saraqin.
Të dy këto projekte janë pritur mirë nga publiku, teksa deri në fundvit ajo pritet të sjellë edhe këngë të reja.
Përveç karrierës, Tuna është shumë e përkushtuar edhe në jetën e saj private, si një nënë e një djali tashmë gati dy vjeçar. /Telegrafi/