Këngëtarja e mirënjohur, Tuna Sejdi, në mars të këtij viti ka publikuar albumin e saj më të ri “Fortuna”.
Ky album përmban gjithsej shtatë këngë, të cilat janë vizualizuar edhe me klip, teksa në platformën YouTube numërojnë miliona klikime.
Një nga projektet që është pëlqyer tejet shumë nga publiku është bashkëpunimi i Tunës me Ylli Limanin “A don Hala”.
Duket se këngëtarja 33 vjeçare, është duke e realizuar remiksin e kësaj kënge gjersa shfaqet në studio muzikore me bashkëpunëtorin e saj, Fatjon Miftari.
“A jeni për një version veror”, ka shkruar Tuna krahas videos.
Para lansimit të ndonjë projekti, këngëtarja Sejdi ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Turqi me familjen e saj. /Telegrafi/