Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, këtë vit është rikthyer fuqishëm në tregn muzikor shqiptar.
Gjatë verës, ajo publikoi këngën e saj “Chonga”, e cila u prit shumë mirë nga publiku, gjersa pak muaj më vonë solli edhe një duet me Seven Saraqin.
“Maria” titullohet kënga dhe klipi i shumë komentuar i dyshes, në të cilin pjesëmarrëse ishte edhe modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli.
Projektet e shumta kanë ndikuar që ta rikthejnë këngëtaren Tuna edhe njëherë në qendër të vëmendjes, pas një pauze dy vjeçare.
Telegrafi merr vesh se ajo është në përgatitje të një kënge të re, kësaj radhe solo, të cilën do ta publikojë këto ditë.
Madje, këngëtarja duket se nuk po mjaftohet nga puna në muzikë, pasi vazhdimisht është në studio duke punuar për projektet e reja.
Mbetet të shihet se cila është befasia e radhës që këngëtarja ka planifikuar për fansat e saj. /Telegrafi/