Ditë më parë këngëtarja e njohur Tuna, organizoi një festë të veçantë për ditëlindjen e parë të të birit.
Kjo festë ishte shumë private, dhe pjesë e saj ishin një numër i madh familjarësh dhe miq të afërt të çiftit.
Disa imazhe nga festa, këngëtarja i ndau me fansat në rrjetet sociale, ndërsa mori vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi, ajo vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram, një album fotografish nga kjo festë e veçantë.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo e ka cilësuar dashurinë e familjes së saj si një mbretërinë e xhunglës së saj.
Ajo duket shumë me stil e veshur në një fustan të gjelbër, teksa bukur dukeshin edhe bashkëshorti i saj, Patrisi, dhe Tiani i vogël.
Tuna ka bërë të ditur se po bëhet gati për rikthimin e saj, i cili do të jetë një rikthim bombastik. /Telegrafi/