Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.
“Amoni” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike me tematikë verore.
Kënga është i është besuar tashmë bashkëpunëtorëve të saj të besuar: Armend Regjepagiqit dhe Aida Barakut, të cilët kanë relalizuar muzikën dhe tekstin.
Butrint Buçinca, Duja dhe Apollo janë producentët tjerë që janë kujdesur për ‘beat’-in dhe masteringun.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin këngëtarja shkupjane vjen me një paraqitje tejet joshëse dhe atraktive.
Ana vizuale i është besuar produksionit FullMoon.
Tuna këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, me publikimin e albumit dhe një kënge gjatë verës, të cilat janë pritur më se mirë nga publiku. /Telegrafi/