Telegrafi

Tuna publikon fotografi nga vaska bashkë me djalin

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, së fundmi u vu në qendër të mediave, pas rregullimit të raporteve me ish-kunatën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.

Ajo ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja shkupjane ndan me fansat çaste të ëmbla nga jeta e saj familjare.

Lexo po ashtu Pajtohen dy ish-kunatat, Nora dhe Tuna

Së fundmi, Tuna ka publikuar në InstaStory një imazh shumë të veçantë, ku shfaqet bashkë me të birin e saj, Tianin, teksa së bashku argëtohen në vaskën me shkumë.

Tuna me djalin e saj në vaskë (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e fëmijës. Burimi i fotos: Tuna/Instastory)

“Nuk ka pasur kurrë, dhe nuk do të ketë, asgjë më speciale se sa dashuria mes nënës dhe djalit”, janë fjalët e shkruara poshtë kësaj fotografia që këngëtarja ka publikuar për fansat e saj.

Tuna përndryshe ka qenë shumë aktive gjatë verës me projekte muzikore, e koncerte të shumta gjithandej trevave. /Telegrafi/