Telegrafi

Tuna me pozë provokuese nga pishina

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdi – Tuna, është në përgatitje të albumit të saj më të ri muzikor.

Këtë vit, ajo ka sjell në treg disa projekte, një këngë solo dhe një bashkëpunim me Seven Saraqin, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Tuna tash e sa kohë vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo të rralla janë rastet kur Tuna ndan me ndjekësit edhe fotografi provokuese, përmes së cilave vë në pah linjat e saj trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një të tillë, këngëtarja e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo është shfaqur mjaft atraktive, teksa ka pozuar me bikini në një pishinë në ambient të mbyllur.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj. /Telegrafi/