Telegrafi

Tuna po vazhdon t’i shijojë pushimet në Turqi

Tuna Sejdi (Foto: Instagram/tunasejdi)

Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdi, po vazhdon t’i shijojë pushimet verore bashkë me familjen e saj.

Artistja si destinacion të pushimeve ka zgjedhur Turqinë, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar një sërë imazhesh nga ana e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në bikini dhe lirshëm mund të thuhet se këto janë të parat që ka realizuar pas lindjes së djalit.

Bukuroshja jonë vjen tejet atraktive, gjersa ka arritur t’i rikthejë linjat mjaft shpejt në formë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Altuna Sejdiu - Tuna

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj joshëse.

Ajo pritet së shpejti të sjellë remiksin e këngës “A don hala”, të cilën e publikoi në mars në kuadër të albumit “Fortuna”. /Telegrafi/