Telegrafi

Tuna për skenat ‘e nxehta’ me Vildanen në klipn “Maria”: Shumë të tjerë do donin të ishin në vendin tim

Këngëtarja Tuna dhe Seven Saraqi publikuan javë më parë klipin e tyre të ri “Maria”.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes, duke shënuar shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Që nga publikimi i saj në YouTube, kënga është komentuar në masë të madhe, kjo edhe për shkak të përmbajtjes së fortë të klipit.

Lexo po ashtu Seven Saraqi kritikon kolegët e tij nga estrada: Shumë këngë të njëjta, është koha ta ndërrojmë lojën

Bëhet fjalë për disa skena ku Tuna dhe Vildane Zeneli shfaqen duke bërë një performancë ‘të nxehtë’ së bashku.

Tuna dhe Vildane Zeneli me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri (Foto: YouTube)

Për këtë skenë kaq të komentuar, Tuna së fundmi ka vendosur të bëjë një shkrim në InstaStory, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti Vildanen.

“Vildane Zeneli, faleminderit që e bërë pikante me performancën tënde. Me që ra fjala faleminderit që më le të të prekja të pasmet. E di që shumë të tjerë do të donin të ishin në vendin tim”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Tuna këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë, fillimisht me këngën “Chonga”, e ndërsa po e vazhdon me bashkëpunime, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/