Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale ditëve të fundit.
Ajo është duke xhiruar klipin e një kënge të re, të cilën do ta publikojë së shpejti.
Këngëtarja shkupjan,e e cila ndiqet nga mbi 660 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka ndarë me fansat disa imazhe nga prapaskenat e klipit.
Në fotografi, ajo mund të shihet me një paraqitje mjaft provokuese e veshur me një kostum ngjyrë kafe, teksa vë në pah linjat e turpit.
Në veçanti, interpretuesja e hitit “Phoenix” vuri në pah të pasmet e saj, duke qenë se veshja ishte mjaft e ekspozuar nga mbrapa.
“Ani” shkroi Tuna në mbishkrimin e këtyre imazheve, duke lënë të kuptohet kështu se ky është edhe titulli i këngës së saj të re. /Telegrafi/