Këngëtarja Tuna solli gjatë muaji gusht këngën e saj më të fundit “Chonga”, me çka shënoi edhe rikthimin në skenë pas dy vitesh.
Një këngë me plot ritëm e riktheu këngëtaren shkupjane më në formë se kurrë më parë.
Menjëherë pas “Chonga”, Tuna duket se i është përveshur punës për një tjetër projekt.
Kështu të paktën ka bërë të ditur vet ajo përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
Siç e ka bërë zakon, Tuna tashmë publikon një kolazh fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, të cilat të bashkuara së bashku formojnë një portret të vetëm.
Në këtë mozaik të ri fotografish, këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse dhe joshëse e veshur në ngjyrat blu dhe gjelbër.
Ajo nuk ka shkruar asgjë në mbishkrimin e fotografive, me çka ka lënë fansat të aludojnë se fotografitë në fjalë janë pamje nga klipi i saj më i ri, që do të vijë së shpejti.
Në të njëjtën mënyrë, Tuna kishte paralajmëruar edhe projektin “Chonga” para publikimit të tij. /Telegrafi/