Site icon Telegrafi

Tuna: Nuk do të kisha ndryshuar asgjë nga e kaluara, gjithçka në jetë është shkollë

Tuna Sejdi (Foto: Instagram/tunasejdi)

Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdi, ditën e djeshme (e diel) ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të. Me këtë rast në rrjetet sociale ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Megjithatë, një urim të veçantë i’a kishte bërë vetes duke i pëshpëritur në vesh skulpturave me përshkrimin ““A e din që e kam ditëlindjen? – e pyeta. – “E di. E di që edhe kurrë s’ki mu mbush me mend”.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një fotografi tjetër, teksa thotë se është e lumtur me veten për atë që është.

Lexo po ashtu Tuna feston ditëlindjen, pozon me bikini teksa u "pëshpërit" në vesh skulpturave

“Në datën e lindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara nuk do t’kisha ndryshuar asgjë. Gjithçka në jetë është shkollë që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot”, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, Tuna këtë vit korri suksese të mëdha me albumin e saj “Fortuna”, album ky që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version