Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdi – Tuna, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe nuk ka dyshim se numëron fansa të shumtë gjithandej.
Ajo tashmë ka filluar të jetë tejet aktive në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, të cilën mund ta ndiçni thuajse në çdo vend në trojet shqiptare.
Këtë kohë, biondja po ashtu duket se ka nisur punën për këngën e re, derisa shfaqet nga një studio muzikore në Gjermani.
Me këtë lë të kuptohet se ajo po punon në projektin e ri, i cili me gjasë pritet të publikohet së shpejti.
Ndërkaq, këtë vit ajo ka shënuar rikthimin e saj në muzikë me një album të titulluar “Fortuna”, i cili është pritur tejet mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/