Site icon Telegrafi

Tuna në kopsht zoologjik, guxon dhe prek luanin dhe tigrin duke thënë se kjo “i sjell fat”

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja Tuna Sejdi, po vazhdon të shijojë disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.

Ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme dhe vendet luksoze që viziton.

Së fundmi, Tuna ka vizituar Kopshtin Zoologjik në Madagaskar, atje ku kafshët lëvizin të lira në ishull.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita në këtë vend, ku ndër të tjerash shihet mjaft e lumtur teksa pozon me kafshët.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Tuna shihet duke e kapur një luan për bishti, ndërsa shkruan në mbishkrimin e kësaj fotografie se ka dëgjuar që kjo gjë i sjell fat.

“Thonë se të prekësh një luan të bardhë të sjell far, kështu që është e qartë se jam përpjekur shumë”, kanë qenë fjalët e këngëtares. /Telegrafi/

Foto: Tuna/InstaStory
Exit mobile version