Site icon Telegrafi

Tuna me mesazh romantik për Patrisin (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Tuna, ka publikuar një foto interesante ku shpreh dashurinë ndaj Patrisit.

Bukuroshja dhe muzicienti po shijojnë jetën në çift tash e sa kohë.

Madje, ata janë bërë edhe prindër të djalit të vogël, Tianit, i cili tashmë u shfaq edhe në media nga prindërit e tyre.

Vet Tuna cilëson Tianin produkt të dashurisë së saj me Patrisin, e këtë e ka treguar dhe me një foto që ka postuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga estrada shqiptare (Foto/Video)

“Nuk e kam ditur sa shumë e dua babin tënd, derisa e kam parë sa shumë ai të do ty”, ka shkruar Tuna në foton e publikuar në rrjetin social InstaStory.

Tuna dhe Patrisi ka më shumë se një vit që janë në një lidhje, pasi këngëtarja ishte ndarë prej reperit Cozman.

Shtatzënia e saj ishte shumë e përfolur e me spekulime, derisa ajo solli në jetë djalin duke u bërë prej nënave të estradës, e duke iu bashkëngjitur këtu kunatës së saj, Nora Istrefit. /Telegrafi/

Exit mobile version