Site icon Telegrafi

Tuna mbetet pa fjalë pas vizitës në Durrës

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdi – Tuna, ka vendosur që së fundmi t’iu bashkohet aksioneve humanitare në Shqipëri pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të martën.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa pamje nga vizita e saj në Durrës, ku duket të ketë ngelur pa fjalë, nga gjendja e vështirë e të mbijetuarve.

“Nuk kam fjale ta përshkruaj ketë dhimbje. Zoti e bëftë mirë. Lutem për ju. Lutem për të gjithë NE”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

E njëjta pak ditë më parë ka mbajtur edhe një konferencë për media, së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Park Hospitality Group.

Lexo po ashtu Mediat italiane shkruajnë për Mozzikun: Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë euro donacione për të prekurit nga tërmetet

Në këtë konferencë ku morën pjesë shumë këngëtarja të tjerë, Tuna bëri me dije se janë grmbulluar rreth 40 mijë euro që do të shkojn% në ndihmë të familjeve nevojtare të prekura nga kjo fatkeqësi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version