Telegrafi

Tuna krah për krah tani me Dafinën, iu bën ‘diss’ kolegeve (Foto)

Ekzistonte dikur një armiqësi mes të dyjave, por tani ato kanë rregulluar më së miri raportet e tyre.

Këngëtaret Tuna dhe Dafina Zeqiri tashmë gëzojnë të njëjtën miqësi që kishin sikur dikur, kur këndonin në këngën “Vibe”.

Lexo po ashtu Konflikt mes Tunës dhe Jonidës? Këngëtarja Maliqi sqaron se si qëndron e vërteta (Video)

Dafina publikoi pak ditë më parë këngën e saj më të re “Told Ya” në gjuhën angleze, këngë e cila u prit mirë nga publiku.

Tuna dhe Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të klipit “Vibe” (2010)

Ajo e cilëson Dafinën si një artiste e cila ka paguar me para të veta, dhe gjithçka e ka arritur vet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në këtë mënyrë, Sejdiu lë vend të dyshohet se kjo fjali ka qenë një lloj ‘thumbi’ për koleget e saj pseudo-këngëtare, të cilat karrierën e zhvillojnë në krahët e dikujt tjetër. /Telegrafi/

Tuna në përkrahje të Dafina Zeqirit, por ‘thumbon’ koleget tjera. Burimi i fotos: InstaStory