Ekzistonte dikur një armiqësi mes të dyjave, por tani ato kanë rregulluar më së miri raportet e tyre.
Këngëtaret Tuna dhe Dafina Zeqiri tashmë gëzojnë të njëjtën miqësi që kishin sikur dikur, kur këndonin në këngën “Vibe”.
Dafina publikoi pak ditë më parë këngën e saj më të re “Told Ya” në gjuhën angleze, këngë e cila u prit mirë nga publiku.
Ajo e cilëson Dafinën si një artiste e cila ka paguar me para të veta, dhe gjithçka e ka arritur vet.
Në këtë mënyrë, Sejdiu lë vend të dyshohet se kjo fjali ka qenë një lloj ‘thumbi’ për koleget e saj pseudo-këngëtare, të cilat karrierën e zhvillojnë në krahët e dikujt tjetër. /Telegrafi/