Site icon Telegrafi

Tuna konfirmon albumin e ri, “Fortuna” publikohet në mars

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, do të publikojë në mars albumin e saj më të ri.

Së fundmi bukuroshja ka qenë e zënë në studio duke punuar këngë të reja me emra si Armend Rexhepagiqi dhe Yll Limani, me të cilët ka bashkëpunime.

Këngët janë punuar në shkup te Darko Dimitrov, i cili bashkëpunon me Tunën nga fillimi i karrierës.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Albumi ka shtatë këngë me dy bashkëpunime.

Telegrafi mëson se albumi është i përbërë kryesisht me balada dhe që rikthen Tunën e vjetër në skenë, Tunën e “Biletës”.

“Shumë gjatë kom ëndërru me pas një album si ky. Më në fund. Mars 2019”, u shpreh Tuna në Instagram.

Tuna kështu rikthehet pas fokusit kryesisht në jetën private. /Telegrafi/

Exit mobile version