Këngëtarja Altuna Sejdiu është rikthyer me një stil të ri të flokëve.
Në fotografitë e fundit të publikuara nga “Zogu”, ku shihet me lookun e ri, këngëtarja nuk vie aspak origjinale.
Veshja e saj është tërësisht kopje nga Kylie Jenner, transmeton Telegrafi.
Megjithëse shquhet për guximin për të eksperimentuar me stile të ndryshme, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e hitit “Fenix” akuzohet për kopjim të yjeve botërore.
Këtë veshje Tuna e kishte të veshur gjatë ditës së djeshme, kur burime të Telegrafit konfirmuan se këngëtarja ndodhet sërish në shoqërinë e reperit Cozman, me të cilin kishin një krizë në lidhje, e cila si duket mbetet e kaluar. /Telegrafi/