Site icon Telegrafi

Tuna ironizon me situatën pas rikthimit te familjarët në Maqedoni: Erdha ta marr coronavirusin në Shkup se kishte me shumicë

Foto: Tuna/Instagram

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, gjatë muajve të izolimit për shkak të pandemisë globale, ka qëndruar në Prishtinë me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Tani që kufijtë janë hapur dhe situata është drejt normalizimit, ajo është rikthyer në kryeqytetin maqedonas për të vizituar familjarët e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën e ka bërë gjatë arritjes në kufirin Bllacë.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja shqiptare ka ironizuar me virusin më të përhapur aktualisht në botë COVID-19, i cili ka një shtrirje jo të vogël për momentin në Maqedoninë e Veriut.

“Erdha me marrë coronën, se kish me shumicë në Shkup”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo përndryshe është lindur dhe rritur në Shkup, nga ku edhe ka prejardhjen familja e saj.

Në moshë madhore, Tuna u zhvendos në Prishtinë, ku edhe ka të përqendruar aktivitetet e saj dhe karrierën në përgjithësi. /Telegrafi/

Exit mobile version