Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, pak javë më parë u bë nënë për herë të dytë, e një djali të quajtur Zen.
Duke qenë se është tejet aktive në rrjete sociale, ajo i ka hapur një llogari në Instagram edhe djalit të saj të dytë.
Artistja ka vepruar njëjtë si me profilin e Tianit, duke i lënë mbiemrin e vetëm atë të sajin – Sejdi.
Krijuesja e hitit “Krejt mu kan përzi” që menaxhon llogaritë e dy djemve të saj, në atë të Zenit ndjekë vetëm dy persona, veten dhe vëllanë e madh të Zenit, Tianin.
Çështja e llogarisë në rrjete sociale bëri bujë vitin e kaluar kur Tuna ndryshoi emrin nga ‘TianPatrisBerisha’ në ‘TianSejdi’, duke lënë kështu të nënkuptohet se është ndarë nga partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.
Ky i fundit gjithashtu është babai i fëmijës së dytë të Tunës, i cili konfirmoi lajmin menjëherë pas lindjes së tij.
Kujtojmë që Tuna dhe Patrisi u njohën në 2016, ndërkohë që një vit më vonë u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/