Rikthimi i saj në muzikë ka filluar numërimin për së prapmi .
Fjala është për këngëtaren e njohur Tuna Sejdi, e cila ka mbi dy vite e cila mungon në aspektin e prurjeve në muzikë.
Se do të rikthehet me një projekt të ri këtë gjë e ka paralajmëruar tash e sa kohë.
Mirëpo, së fundmi në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Tuna shfaq një orë drejt fundit, e cila tregon se publikimi i këngës së saj më të re nuk do edhe shumë.
Ajo është treguar shumë kreative duke publikuar shumë imazhe, të cilat të bashkuara të gjitha së bashku, formojnë një fotografi të vetme, e cila e shfaq këngëtaren hipur mbi një raketë.
“Nuk ka limit jo”, shkruhet në mbishkrimin e këtij kolazhi gjigant, gjë që ka bërë që këngëtarja të aludojë në titullin e këngës së re.
Mbetet të shihet se cila është data e vërtetë që këngëtarja nga Shkupi ka rezervuar për fansat e saj, për publikimin e këngës së re.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor i saj mbetet kënga “Duam”, të cilën ajo e publikoi në vitin 2016, gjatë shtatzënisë, ndërsa u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”. /Telegrafi/