Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Ajo iu është përgjigjur shumë prej pyetjeve të fëmijëve të programit, ku mes tyre ka hasur edhe në pyetje ngacmuese.
Njëra nga pyetjet është lidhur me këngën e saj të famshme, “Fenix”, e cila njihet për frazën e saj shumë të përfolur “Zogu më i mirë prej krejtve”.
Një nga fëmijës e pyeti se pse në vend të zogut nuk ka thënë “papagall”.
“Sepse zogu për të cilin unë këndova nuk është një zog i rëndomtë, është një zog që në mitologji njihet si një zog që fluturon më lart nga të gjithë të tjerët dhe të gjithë të tjerët i sheh poshtë dhe ky zog asnjëherë s’vdes, gjithmonë rikthehet dhe ka ambicie shumë të çmueshme”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Përndryshe, Tuna në vitin 2013 ishte bërë një senzacion në vete me hitin “Fenix”, të cilën e interpretonte në bashkëpunim me reperin Cozman. /Telegrafi/