Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, feston sot (e diel) ditëlindjen e saj të 34-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Në këtë ditë, Tuna vendosi që të ndajë me fansat disa imazhe të realizuar nga pushimet e saj të fundit në Turqi.
Këngëtarja shkupjane shfaqet me bikini në fotografi, teksa pozon pranë disa skulpturave dhe tenton t’u “përshpëritë” atyre në vesh.
“A e din që e kam ditëlindjen? – e pyeta. – E di. E di që edhe kurrë s’ki mu mbush me mend”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin ek ëtyre fotografive, duke ironizuar kështu paksa edhe ma karakterin e saj.
Përndryshe, këtë vit ajo ka shënuar rikthimin e saj në muzikë me një album, i cili është pritur tejet mirë nga fansat e saj.
Pritet që gjatë muajve në vazhdim, ajo të sjell për fansat edhe prurje të reja muzikore. /Telegrafi/