Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, pritet që t’i rikthehet skenës muzikore.
Pak kohë pasi ajo solli në jetë fëmiun e saj të parë, Tuna duket se ka vendosur që t’i rikthehet skenës me një projekt veror.
Burimet e Telegrafit mësojnë se ajo po punon në mënyrë intensive në projektin e ri.
Kënga është duke u punuar nga Duja, producenti i hitit të fundit “Katile” nga Majk.
Tuna ka pasur sukses në jetën private së fundmi më shumë se sa në muzikë, kurse mbetet të shihet nëse ajo do të rikthejë hijen e të kaluarës. /Telegrafi/