Sezoni veror ka sjellur një numër të madh bashkëpunimesh mes artistëve shqiptarë.
Kësaj liste me sa duket do t’i bashkohen edhe dy emra të tjetër të estradës, bëhet fjalë për Tunën dhe Skerdin.
Të paktën kështu kanë lënë të kuptohet përmes postimeve në rrjetet e tyre përkatëse në Instagram.
Tuna dhe Skerdi kanë postuar imazhe nga i njëjti ambient, teksa edhe mbishkrimi ka qenë i ngjashëm.
“A je”, kanë shkruar si Tuna ashtu edhe Skerdi sipër fotove.
Kjo ka mjaftuar që të aludohet se dyshja kanë në përgatitje të një bashkëpunim të ri muzikor.
Kujtojmë që kënga e fundit e Tunës është bashkëpunimi me Fifin “Melaqe”, ndërsa e Skerdit është projekti “Du du”. /Telegrafi/