Ata janë ndër çiftet më simpatikë në estradë.
Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha këtë vit kanë qenë njëherësh edhe ndër çiftet më të diskutuar në media.
Në muajin prill ata u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.
Tuna nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë, duke iu përkushtuar kështu tërësisht familjes, ndërsa ndjehet e plotësuar pranë dy meshkujve të saj të jetës: bashkëshortit dhe djalit që ia zbukurojnë çdo ditë të jetës.
Se është më se e lumtur në krahët e Patrisit, këtë e vërteton edhe fakti që dyshja gjenden çdo kund bashkë.
Telegrafi kapi sot në fotografi çiftin teksa po shëtitnin në një nga qendrat tregtare më të mëdha të kryeqytetit.
Ata ishin drejtuar për në kinemanë ‘Cineplexx’ për të ndjekur një nga premierat e filmave më të fundit, gjersa për asnjë moment nuk ndaheshin nga njëri-tjetrit.
Buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungonte, me çka bëhet e ditur se në familjen Berisha, lumturia është çelësi i jetëgjatësisë. /Telegrafi/