Telegrafi

Tuna dhe Patrisi shkëmbejnë puthje pasionante në diskotekë

Tuna dhe Patrisi janë një prej çifteve më të diskutuar të showbizit.

Ata janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe çdo detaj nga jeta e tyre private zgjon interesim te publiku.

Së fundmi, çifti duket se kanë kaluar një natë më ndryshe se herët tjera.

Në një video të ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, Tuna dhe Patrisi shfaqen mjaft të dashuruar pranë njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata shkëmbejnë puthje pasionante në mes të diskotekës, duke mos qenë të shqetësuar nga njerëzit përreth.

Sikundër madje çifti kanë realizuar edhe videon me vetëdijen e tyre.

Tuna dhe Patrisi janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian.

Këngëtarja nga Maqedonia shënoi rikthimin e saj në muzikë këtë vit me projektin “Chonga”, pas një mungese të gjatë afro dy vjeçare në muzikë. /Telegrafi/

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory