Në familjen e këngëtares Tuna Sejdi dhe Patris Berishës, sot (e enjte) kremtohet një ditë e veçantë.
Kjo pasi djali i tyre, Tiani, feston dyvjetorin e lindjes, dhe me këtë rast çifti janë kujdesur që t’i realizojnë një festë të këndshme atij.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga ambienti i veçantë që është organizuar në festën e të voglit Berisha, në të cilën nuk po mungojnë familjarët e çiftit por edhe disa nga fytyrat publike.
Ëmbëlsira të shumta e dekore të detajizuara, tregojnë se festa është organizuar dhe menduar mirë deri në detaje nga vet çifti.
Ceremonia është zhvilluar në restorantin “Amazon”, gjersa Grand Dekor janë kujdesur për detajet e festës.
Çifti duken shumë të lumtur në një fotografi familjare, teksa festojnë dyvjetorin e Tianit.
Tuna përndryshe këtë vit ka qenë një ndër emrat më të përfolur, kjo edhe falë rikthimit të fuqishëm në muzikë me albumin e saj të ri muzikor “Fortuna”. /Telegrafi/