Telegrafi

Tuna dhe Patrisi bashkë me djalin shijojnë shëtitjet në ‘DisneyLand’

Këngëtarja Tuna dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, janë dy nga emrat më të përfolur në media.

Së fundmi, çifti kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi, duke zgjedhur një nga vendet më argëtuese në botë.

Së bashku me djalin e tyre të vogël, Tianin, Tuna dhe Patrisi kanë vizituar ‘Disneyland’ në Paris.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Ka qenë Tuna, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë dy meshkujve të jetës së saj: burrit dhe djalit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Familja duken shumë të lumtur ndërsa pozojnë së bashku, dhe kjo vërehet lehtësisht nga buzëqeshja në fytyrat e tyre.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

Ndërkohë, javën e kaluar, ata ishin të ftuar në emisionin “Xing”, ku ndër të tjerash u deklaruan për herë të parë rreth thashethemeve që fliteshin për raportet e këqija që Tuna ka me vëllanë e Patrisit, Robertin.

Patrisi deklaroi se një temë e tillë nuk ka pasur dëshirë që të bëhet publike, por edhe pse është bërë, ai pranoi se ka një raport të shkëlqyer si me gruan, ashtu edhe me vëllanë e tij. /Telegrafi/