Site icon Telegrafi

Tuna dhe Nora Istrefi nuk ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram (Foto)

Këngëtaret e njohura të skenës Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi përveçse kolege, ato janë tashmë të dyja edhe nuse të një shtëpie.

Nora ka vite që është e martuar me djalin e madh të familjes Berisha, Robertin, gjersa Tuna pret së shpejti një fëmijë nga Patrisi, vëllai i vogël i Robertit.

Lexo po ashtu Nora, elegante dhe plot stil në përditshmëri (Foto)

Ndonëse me vite të tëra sa ishin bashkë në estradë, Tuna dhe Nora nuk kanë pasur ndonjë afërsi shumë të madhe, vitin e kaluar ato patën paraqitjen e tyre të parë së bashku si kunata, në ndejën private të organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti në Tiranë.

Si kunata që janë, publiku mbase pret më shumë afërsi mes tyre, por duket se kjo “afërsi” po mbahet ndoshta vetëm jashtë syrit të medieve, ngase në rrjetet sociale vështirë se mund të shohim një fotografi të përbashkët të të dyjave.

Lexo po ashtu Shtatzënia e ka zbukuruar edhe më shumë Tunën (Foto)

Kohëve të fundit ato madje kanë hequr dorë edhe nga ‘ndjekjet’ me njëra-tjetrën në rrjetin social Instagram, ku në listën e personave që ndjekin për tu’u parë postimet, si Tuna ashtu edhe Nora nuk figurojnë në listat e ndjekësve të njëra-tjetrës.

Se pse ka ndodhur kjo gjë ende nuk është bërë e ditur, megjithatë jo me doemos mos-ndjekja në rrjetet sociale do të thotë që marrëdhëniet mes personave të jenë të ftohta, përkundrazi ato mund të kenë një raport shumë të mirë mes vete, por që publiku nuk e di! /Telegrafi/

Exit mobile version