Site icon Telegrafi

Tuna dhe Cozman rikthehen me këngë të re pas një kohe të gjatë, sjellin “I Huj”

Foto: Screenshot/YouTube

Ata janë rikthyer me një bashkëpunim pas shumë vitesh.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Maqedonia, Tuna Sejdi dhe reperin Cozman, të cilët sot (e premte) publikuan këngën e re “I huj”.

Bashkëpunimi i ish-çiftit vjen pas një kohe të gjatë dhe kjo befasoi të gjithë, pasi kishin ndarë rrugët që shumë vite.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksi dhe melodia është bërë nga Lum Dakaj, kurse miksimi dhe masterizimi nga Bigdeal Records.

Këta të fundit u përkujdesen po ashtu edhe për muzikën e producimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të njëjtit kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, meqenëse edhe videoja u realizua në mënyrë të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas ndarjes nga Cozman, Tuna ka qenë duke shijuar një lidhje me muzikantin Patris Berisha.

Ata kanë bashkë dy fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version